SHBA- Lufta e aktores Angelina Jolie me kancerin duket se nuk ka fund. Medat botërore raportojnë se ajo i është nënshtruar një ndërhyrje tjetër kirurgjikale, ku ka hequr vezoret dhe tubat fallopiane për të parandaluar rrezikun e kancerit.

Aktorja i është nënshtruar operacionit javën e shkuar, në Los Angeles, por lajmin e ka konfirmuam vetëm me anë të një editoriali në “New York Times”.

Aktorja vuan nga një problem gjenetik që e ekspozon ndaj rrezikut të kancerit. Për këtë arsye, dy vjet më parë ajo iu nënshtrua një mastektomie në të dy gjokset.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: