Angelina Jolie është shfaqur e mrekullueshme në kopertinën “Vogue” pas një periudhë të gjatë shkëputje nga intervistat mediatike.
Aktorja ka rrëfyer se karantinën e nisi me shumë gëzim sepse në atë kohë i biri u operua dhe fakti që ai doli mirë nga operacioni i bëri të gjithë të kishin vetëm frymë pozitive.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Tashmë Angelina është bërë një nënë shtëpiake me fëmijët e saj, e detyruar edhe nga kushtet dhe nga pandemia e COVID-19.
Aktorja pranon se nuk ndihet e lumtur dhe se është e fokusuar prej vitesh tek fëmijët e saj, pas divorcit të bujshëm dhe problemeve që pati me Brad Pitt.

“Dua që të arrij të jem e lumtur. Gjithë këto kohë ne vetëm jemi përpjekur të shërohemi nga gjithë problemet që kemi pasur. Jam duke shkuar tek të 50-tat e mia dhe nuk di si ndihem, por të jem e lumtur është synimi im dhe i familjes”, u shpreh ajo.

Aktorja ka treguar gjithashtu se fëmijët e saj janë shumë ndryshe nga njëri-tjetri dhe ajo nuk përpiqet aspak që t’i ndryshojë apo të ndikojë tek ta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb