Chelsea ishte një nga ekipet më aktive në këtë merkato vere, investuan afro 250 milion euro në fushatën e tyre në hyrje por sërish mungojnë rezultatet në fushën e lojës. Në këtë fillim të Premier League, në 5 ndeshjet e para kanë siguruar 2 fitore 2 barazime dhe 1 humbje, 8 pikë që e rendisin në vendin e 8-të, një pozicion që nuk kënaq aspak drejtuesit e klubit. Përballë një situatë të tillë i parë që përfundon nën akuzë është gjithnjë trajneri, në rastin konkret Frenk Lampard. Presidenti Abramovic dhe stafi i tij kanë filluar të dyshojnë mbi aftësitë drejtuese të Lampard, nëse ekipi nuk reagon shpejt e pret shkarkimi i sigurt.

Ita Allegri Est A Paris Mais Pas Pour Le Psg Icon Spi 260519 11 18,278801
Ita Allegri Est A Paris Mais Pas Pour Le Psg Icon Spi 260519 11 18,278801

Në Lodër rikthehet edhe një herë në modë emri i Massimilano Allegrit, i përfolur edhe në të shuarën për një transferim në Premier League. Ish trajneri i Juves, i papunë që nga 2019, nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të drejtuar në Angli, Chelsea do të ishte një rast ideal për të për tu rikthyer në stol. Blutë kanë një organikë të shkëlqyer që mund ti përgjigjet egos së Allegrit për të konkurruar për objektiva të rëndësishëm në ishullin britanik.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb