ANGLI- Prezantuesi i njohur i rrjetit britanik BBC, Si King, ka ofruar të paguajë për operacionin e shqiptarit Lorenc Hoxha, i cili një ditë më parë u arrestua nga autoritetet britanike teksa kishte shkuar në spital për t’u operuar për një tumor në kokë.

Stafi i spitalit kishte raportuar në polici se 27-vjecari Hoxha ishte emigrant i paligjshëm. Por menjëherë ka reaguar prezantuesi televiziv anglez që ka deklaruar se do ta paguajë ai operacionin, vetëm që 27-vjeçari të shërohet. Ai deklaroi në një intervistë për BBC-në se është diçka humane, dhe nuk ka lidhje me politiken.

“Frika ime është se nëse vonohet operacioni Lorenci mund të vdesë. Ai është 27 vjeç, vetëm dy vjet më i madh se djali im. Nuk ka rëndësi nëse është emigrant i paligjshëm. Në një shoqëri të civilizuar nuk mund ta lëmë një tjetër qenie njerëzore që të vdesë”, deklaroi prezantuesi i njohur anglez.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: