Success është blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit anglez Watford, por gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç pritej për të deri në këtë fazë të sezonit. Ai u ble merkaton e shkuar për 15 mln euro nga Granada, por dëmtimet e njëpasnjëshme e kanë penalizuar për të shprehur më të mirën.

Sipas AfricanFootball.com, ka një dyshim në kampin e Watford se dëmtimet e fundit të 21 vjeçarit Success kanë ardhur për shkak të një mallkimi të shtrigave. Lojtari i lindur në Benin, ka luajtur vetëm një ndeshje në Premier League, fitoren kundër Meddlesbrough në tetor dhe shtatë herë të tjera është futur si zëvendësues.

Momentalisht ai do të mungojë deri në fund të muajit për shkak të një dëmtimi, që më parë e la pushim shtatë javë. “Njerëzit e tij besojnë se disa njerëz dashakeqës po e ndjekin me shtriga djallëzore”, tregon një burim i faqes afrikane. Ata dyshojnë se kundër tij po bëhet magji e zezë.
cropped_4829209
Problemet e tij me dëmtimet kanë detyruar klubin ta dërgojnë te një specialist në Spanjë në fillim të këtij sezoni. Javën e kaluar trajneri Walter Mazzarri u shpreh: “Thonë që Success do të jetë gati për dy apo tre javë, por duhet ta kuptojmë nëse do të rikthehet menjëherë apo do t’i duhen disa ndeshje për të rigjetur formën.”

Nuk dihet shkaku i dëmtimeve të njëpasnjëshme të Success, por drejtuesit e klubit dhe jo vetëm, po shpresojnë që të kenë sa më parë në dispozicion lojtarin që verën e kaluar sakrifikuan shumë për ta patur në ekip.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb