Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Angli, ku një burrë, ka qëlluar 7 herë me thikë partneren e tij, dhe ka tentuar që ta vrasë, pasi kjo e fundit fitoi lotarinë me vlerë 5.5 milionë paund.

Stephen Gibbs, 45 vjeç, goditi Emma Brown 7  herë me thikë në fytyrë në shtëpinë e tyre në Barry, South Wales, kur ajo u përpoq t’i jepte fund lidhjes së tyre.

Marrëdhënia e çiftit ishte përkeqësuar pasi ajo fitoi shumën miliona paund në vitin 2017.

Mësohet se burri i ka thyer krahun dhe hundën zonjës, duke e lënë të shtrirë me një pellg, por gruaja ka arritur të shpëtojë.

Si pasojë e torturës nga partneri në njërin sy ajo ka humbur shikimin, ndërkohë që burri është arrestuar dhe dënuar me 18 vite burg.

Ai ishte dënuar më parë me gjashtë vjet burg për goditjen me thikë ndaj djalit 6-vjeçar të ish-partnerit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: