Kosova do të tentojë mrekullinë në një ndeshje që e sheh përballë Anglisë në sfidën që do të zhvillohet prej orës 20:45 në stadiumin “St’Mary” të Sauthemptonit. Ecuria e jashtëzakonshme e përfaqësueses dardane, ka zgjuar interesimin e politikës në Kosovë, me ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, që ka premtuar një shpërbim të majmë në rast fitoreje apo barazimi, shpërblim për të cilin do të kujdeset ai vetë.

Pacolli
Pacolli

“Mirëmëngjes miq. Sot është një ditë e madhe! Kombëtarja e Kosovës luan ndeshjen e saj më të rëndësishme deri më tani. Besoj të gjithë jemi të emocionuar. Në rast fitoreje ose barazimi, edhe unë personalisht do të kujdesem për një “mirënjohje” djemve tanë. Forca Kosovë”, shruan Pacolli në postimin e tij.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: