Zenit San Pietroburg është gati që të marrë mbrojtësin e fuqishëm (që luan në çdo pozicion) nga Celsi, Brasnislav Ivanovic, i cili në këtë sezon nuk po gjen mundësi aktivizimi në skuadren që drejtohet nga italiani Conte.

Sikurse shkruan shtypi rus, skuadra që drejtohet nga rumuni Mircea Lucescu, i ka ofruar Ivanovic, 32 vjeç, një kontratë për dy vjet me pesë milionë euro në sezon.

Lucescu është në kërkim të një mbrojtësi, pasi pas largimit të argjentinasit Ezequiel Garay drejt Valencias, e ka dobësuar repartin difensiv.

Në opsionet e Zenit është edhe belgu Nicolas Lomberts. Ivanovic ka njohje të vjetër me kampionatin rus, pasi ka luajtur me Lokomotiv Moska para se të shkonte te Celsi në 2008.

Zenit, që mban vendin e dytë në kampionatin rus, ka “humbur” në dy sezonet e fundit dy lojtarë të rëndësishëm, brazilianin Hulk dhe belgun Witsel, të cilët përballë ofertave të medha, janë transferuar në kampionatin kinez.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: