ANGLI- Një shqiptar 28-­vjeçar është dënuar me 7 vjet burg nga gjykata e Londrës “Croydon Crown Court”, me akuzën e përdhunimit të një femre invalide.

Sipas mediave vendase ai quhet Gentjan Faqolli dhe ishte emigrant ilegal në Angli. Hetimet kanë treguar se ai me ‘viktimën’ u njohën në inernet. Pasi kishin kohë që bisedonin virtualisht dhe përmes telefonit, ata ranë dakord të takoheshin. Shqiptari e takoi gruan 39-­vjeçare në shtëpinë e saj dhe e përdhunoi 3 herë. Ngjarja daton 18 marsin e këtij viti.

Gruaja kishte refuzuar dhe i ishte lutur të mos abuzonte me të, por kërkesa nuk iu mor parasysh. Prokurori ka theksuar se gruaja ishte invalide. “Ky ishte një përdhunim në trajtën e një horrori të vërtetë. Faqolli injoroi lutjet e viktimës që ai të ndalonte teksa e sulmoi”, citon media oficerin e policisë britanike që hetoi ngjarjen, Paul Barham.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb