ANGLI-Për shumë njerëz ideja e vetme për të dalë nga shtëpia dhe për të shkuar në palestër është një pengesë e padurueshme. Po nëse palestra do të ndodhej në një autobus? Rrjeti zinxhir 1Rebel ka hedhur një projekt që do t’i japë mundësinë qytetarëve anglez, brenda 2016, të mund të stërviten teksa udhëtojnë nëpër rrugët e qyteteve.

Objektivi është që të përmirësohet koha në dispozicion të sportistëve duke promovuar praktikën e mirë të aktivitetit fizik, e cila është një gjë shumë e mirë për shëndetin.

Brenda vitit qytetarët anglezë do të kenë në dispozicion ‘Ride 2 Rebel’, një palestër autentike mbi katër rrota ku ato do të stërviten teksa udhëtojnë. ‘Kjo është një zgjidhje e menduar për ata që duan të shkojnë në palestër por nuk kanë kohë’- ka shpjeguar James Balfour, një nga ideatorët e projektit.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb