LONDER – Ylli Latifi, kosovari që jeton në Londër dhe bëri person publik, patriotin e tij Ali Haliti nga Pokleku që flinte rrugëve të Londrës për të siguruar të ardhura për të shëruar vajzën e tij në Kosovë, ka bërë të ditur përmes një video-mesazhi se tashmë janë siguruar paratë për shërimin e vajzës së Aliut.
Ylli tregon për Indeksonline se Aliu tashmë është strehuar dhe ka gjetur një punë si kopshtar e deri tani për vajzën e Aliut, shqiptarët në Angli kanë grumbulluar 10 mijë euro.
Aliu flinte nëpër trenat e Londrës, në mënyrë që të siguronte të hollat për shërimin e vajzës së tij jashtë Kosovës.
https://www.youtube.com/watch?v=4BDJabcbCi0
Ja mesazhi i Ylli Latifit në YouTube:
“Desha me ju tregu se Aliu është mirë, e kemi gjet, e kemi marrë dhe tash ka strehim i ka krejt të mirat dhe besojmë që tash ka me e pas një jetë shumë më të lehtë. Me ndihmën e shumë njerëzve, ia kemi gjet paret për shërimin e vajzës së tij, një mënyrë qysh me e qit jashtë. Mirëpo me e rëndësishmja prej kësaj është që Aliu ka kërkuar mos më e ba publike më këtë këtë punë. Ka pasur shumë ndihma që janë ofruar edhe përmes mediave që me e ndihmu Aliun. Ai ka më e pas një punë të re, ka me punu si kopshtar dhe ka vendosur të jetojë një Angli. Sa për vajzën e tij, operacioni paguhet komplet prej bashkatdhetarëve. Jemi tre persona që kemi kontribuar më së shumti dhe po bëhet mirë për të dhe për vajzën e tij.”
(ar.sh/BalkanWeb)