ANGLI

Një i ri shqiptar është vënë në pranga dhe është dënuar në Mbretërinë e Bashkuar pasi u kap me një sasi droge, e cila sipas përllogaritjeve kapte vlerën 200 mijë paund.

Ai ishte shpërndarës droge, ndërsa policia po e ndiqte nga pas duke e gjurmuar në një park makinash në Bilstol, ku prej aty, shqiptari, Endrit Vishaj po priste instruksione nga personi që i kishte dhënë sasinë e drogës.

Capture
Capture

Në këto momente ai u hodh nga makina tip BMW që po ngiste dhe tentoi të largohej, por autoritetet menjëherë e arrestuan.

Sipas mediave, 18-vjeçari shqiptar hyri ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar në moshën 16 vjeçare, ndërsa u fsheh në një kamion. Ai u shpall fajtor dhe u dënua me 4.4 vite paraburgim dhe u dërgua në një institucion riedukimi në Angli.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb