Me një ecuri thuajse perfekte, 8 fitore, 2 barazime, 0 humbje, 26 pikë në total, 39 gola të shënuar dhe vetëm 3 të pësuar, Anglia rezervon një biletë për në Katar. “Tre luanët” nuk e diskutuan në asnjë moment vendin e parë në Grupi I, thjeshtë ishte çështje matematike. Ashtu si edhe ndaj Shqipërisë, ishullorët shpërthyen edhe ndaj modestëve të San Marios, këtë herë më një rezultat të ekzagjeruar, 10-0.

257789673 10157963449547447 8855392949476143969 N
257789673 10157963449547447 8855392949476143969 N

Harry Kane, duket i transformuar me fanellën e Anglisë, ndaj San Mario realizoi një “poker” golash brenda pjesës së parë. Anglia udhëton në Botëror me statusin e një ekipi favorit, armata e Southgate duket e kolauduar në perfeksion. Me 6 pikë më pas, Polonia renditet në vendin e dytë në Grupin I. Pa Lewandowski dhe një pjesë të mirë të titullarëve, polakët bien në shtëpi përballë Hungarisë, një humbje 1-2 por pa kosto pasi fati i play-off u vendos që pas sfidës me Shqipërinë në “Air Albania”.

Grupi I
Grupi I

Polakët duhet të falënderojnë Shqipërinë, një rival që i morën gjashtë pikë, ndërsa po kaq pikë, Shqipëria arriti ti marrë Hungarisë duke i eliminuar në këtë mënyrë rivalin e tyre kryesor për vendin e dytë. Më 17 pikë në 10 ndeshje, Hungaria mbyll këto fushatë kualifikuesesh në vendin e katërt, një pikë larg Shqipërisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb