Pavarësisht zbutjes nga presioni i UEFA-s, Anglia vijon të mbajë të kufizuar lëvizjen e njerëzve për t’u futur në territorin e saj. Nga kjo e pësojnë edhe tifozët e Euro 2020.

Për ndeshjen e radhës në Wembley, Federatës Angleze dhe homologëve të tyre gjermanë do t’u vendosen në dispozicion nga UEFA deri në 10 mijë bileta për secilën, shto edhe 25 mijë bileta që janë shitur më herët dhe priten 45 mijë tifozë më 29 qershor në duelin Angli-Gjermani.

Megjithatë, për shkak të kufizimeve të udhëtimit prej pandemisë, Gjermania pritet të pranojë vetëm 2 mijë bileta, të cilave do t’u shiten gjermanëve rezidentë në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo do të thotë se pjesën tjetër të biletave ata do ta kthejnë dhe ato do të vendosen në dispozicion të tifozëve që nuk e fituan të drejtën e një bilete.

Dhe pjesa më e madhe e këtyre janë tifozë të “Tre Luanëve”, që do të thotë se Gareth Southgate do ta ketë më të madhe forcën mbështetëse të lojtarit të 12-të. Çmimet në tregun e zi po lëvizin me shpejtësi. Tifozët po paguajnë shifra të larta që shkojnë deri në 10 mijë paund.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb