Ishin vitet kur Beatles pushtonin botën ndërsa Anglia ngrite për herë të parë në qiell një trofe, ishte viti 1966 kur shpalleshin kampion botë, njëkohësisht hera e parë dhe e fundit pasi që nga ajo kohë, Anglia jo vetëm që nuk ka fituar më një trofe por nuk ka shkuar kurrë as në finale. Pas 55 vitesh, Anglia ka një shans të jashtëzakonshëm, një mundësi shumë të mirë, për tu rikthyer të paktën në finale, çdo përfundim tjetër do të ishte një dështim shumë i madh. Southgate ka në dispozicion një grup fantastik lojtarësh, nga më të mirët në qarkullim, Anglia ka pasur gjithnjë yje por këtë herë duket ndryshe, ekipi është më i bashkuar, janë më të uritur, me më shumë dëshirë për të fituar. Ndryshe nga Italia, Southgate ka shumë opsione, dhe çfarë opsionesh, mban në stol lojtarë si Sancho, Foden etj.

209647559 4410890525630426 6735307570397314157 N
209647559 4410890525630426 6735307570397314157 N

“Tre luanët” vijnë në këtë gjysmëfinale përballë Danimarkës në kushte perfekte, me katër fitore dhe një barazim, me tetë gola të shënuar dhe asnjë të pësuar. Në çdo rast danezët janë një ekip që meritojnë respekt, rrugëtimi i tyre në këtë “Euro2020” ka ardhur gjithnjë në rritje, drama që përjetuan me Eriksen i bërë më të fortë dhe më të bashkuar. Në një Wembely me kapacitet të plotë, danezët vijnë pa presion dhe me statusin e hirushes por dhe me disa statistika në krahë që i bëjnë të ëndërrojnë, ata dinë se si mposhtet Anglia, madje edhe brenda tempullit të futbollit britanik.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb