Sfida Ukrainë-Angli, që do të luhet në mbrëmje në orën 21:00 në stadiumin “Olimpico” të Romës, mbyll fazën çerekfinale të Evropianit. Anglia është favoritja e Euro 2020.

Kalimi me sukses i Gjermanisë e bënë kombëtaren e Tre Luanëve me koeficientin më të ulët për të triumfuar në këtë kompeticion. Kjo edhe për faktin se në çerekfinale dhe në rastin më të mirë në gjysmëfinale, anglezët do të përballen me skuadra të lehta në letër.

Për këtë mjafton të shohim përbërjet e kombëtareve dhe vlerat e lojtarëve. Kombëtarja e Anglisë vlen 1 miliardë e 260 milionë euro, ndërsa Ukraina vlen 197 milionë euro. Stoli i Anglisë vlen sa trefishi i gjithë të grumbulluarve të Shevchenkos në këtë Evropian.

Mjafton të përmendin faktin se Tre Luanët kanë rezerva luksi si Jadon Sancho që kushton 100 milionë euro. Gjithsesi, në fushë nganjëherë gjithçka zerohet, siç ishte rasti i Francës, që u eliminua nga Zvicra.

Ukraina, pasi kaloi për herë ta parë në çerekfinale të një Evropiani, nuk ka çfarë të humbë, ndaj do të kërkojë mrekullinë. Presioni bie mbi Anglinë. Trajneri Southgate ka në përbërje lojtarë profesionistë dhe fitorja ndaj Gjermanisë nuk i ka kaluar në eufori.

Tre Luanët vjnë në këtë sfidë me 10 ndeshje pa humbje radhazi, 9 fitore dhe vetëm 1 barazim ndaj Skocisë. Harry Kane u zhbllokua, Sterling është në formë, ndaj anglezët duken mirë në sulm, por edhe në mbrojtje janë super.

Anglia është skuadra e vetme që nuk ka pësuar gol deri më tani. Ukraina dhe Anglia kanë luajtur 7 herë mes tyre, vetëm 1 sukses i lindorëve, 4 të britanikëve dhe 2 barazime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb