E ardhmja e Neymar shihet gjithnjë e më larg PSG. Drejtuesit e klubit francez janë bindur se braziliani për ta nuk është më një investim i sigurt, rendimenti i tij në fushë, dëmtimet, por mbi të gjitha paga shumë e lartë, janë kthyer në shqetësim.

Neymar ka një kontratë deri në 2025, por në fund të këtij sezoni pritet që sulmuesi të dalë në “ankand”, pasi në garë për të siguruar shërbimet e tij janë futur shumë klube nga Premier League.

Psg
Psg

Sipas 90min: Liverpool, Man.City, Man.United, Chelsea dhe Newcastle janë të gatshëm të investojnë për të siguruar shërbimet e Neymar. PSG nuk kërkon më shumë se 60 milionë euro për kartonin e tij, por “beteja” do të bëhet kush ofron më shumë për lojtarin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb