Mes maktheve të Wembley, Shqipëria i jep fund misionit të pamundur, kuqezinjtë rikthehet në realitet, i rikthehen shumë shpejt objektivit primarë, të sigurojnë vendin e tretë. Një xhiro përpara fundit, Grupi I ka marrë trajtë të plotë, në fund duket sikur gjërat shkojnë aty ku duhet, aty ku pritej. Anglia siguron një biletë për në Katar, këtë e bën me spektakël përballë publikut të tyre, çdo përfundim tjetër as që imagjinohej. Një biletë për në fazën play-off siguroI edhe Polonia, ky ishte një objektiv që praktikisht u vulos që në “Air Albania”, me atë fitore të siguruar përballë Shqipërisë, Lewandowski me shokë bënë detyrën përballë Andorra duke fituar me “poker” golash.

Harry
Harry

Shqipëria flirtojë me një ëndërr të bukur por tashmë kërkohet një fitore e fundit për të mos hedh në erë të gjithë këtë rrugëtim pozitiv të bërë në këto kualifikuese, ku në letër kemi kaluar shumë pritshmëri e kemi thyer shumë tabu, nga numri i pikëve të grumbulluara tek dy fitoret përballë Hungarisë. Edy Reja duhet të gjejë motivimin e duhur për të shtyre të besuarit e tij drejtë fitores në sfidën e fundit përballë Andorra.

Lewandowski
Lewandowski

Në “Air Albania” luhet pa tifozë, ky është një shqetësim më vetë, pasi duhet shumë punë për të karikuar një grup të dërrmuar psikoligjikisht. Italiani gjithashtu i duhet të gjejë elementët e duhur pasi lista e mungesave sa vjen e shtohet. Cikalleshi dhe Gjasula u ndëshkuan me kartonë duke humbur këtë sfidë të fundit, ndërsa mbetet për tu vlerësuar gjendja e Keidi Bare dhe Kumbullës, të dy të larguar për shkak dëmtimesh. Mbetet e pa qartë se çfarë do të ndodh me Armando Brojës, i cili ndeshjen më të rëndësishme e shijojë nga tribuna.

Grupi I
Grupi I

Hungaria vijon të besoj se mund të rimarr vendin e tretë, thyen pastër 4-0 San Marino dhe tashmë ndodhen një pikë larg Shqipërisë. Kuqezinjve i mjafton të fitojnë sfidën e fundit përballë Andorra pa qenë të detyruar të kthejnë kokën pas çfarë bën Hungaria në transfertë përballë Polonisë. Vendi i tretë për Shqipërinë në këto kushte është i pa negociueshëm.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb