Anglia nuk arriti të merrte medaljen e bronztë në Botëror pasi sot u mundën nga Belgjika me rezultatin e pastër 2-0. Golat e Munier dhe Hazard ndëshkuan ‘Tre Luanët’, të cilët në gjysmëfinale humbën kundër Kroacisë, duke mos bërë të mundur ëndrrën e kombit ‘për të kthyer futbollin në shtëpi’.

Pas ndeshjes trajneri Sauthgate nuk e ka bërë dramë. Ai ka deklaruar se e dinte që ekipi i tij nuk ishte favorit dhe se këtë nuk e kishin pretenduar kurrë.

“Në fund ne jemi krenar për atë që ne kemi bërë. Ne kemi përfunduar në 4 më të mirët, por e dinim që nuk ishim më të mirët. Madje nuk e kemi shfaqur kurrë këtë. Kemi bërë një lojë të mirë dhe kemi zhvilluar një aventurë fantastike”, ka thënë trajneri i Anglisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb