ANGLI- Parlamenti anglez ka pranuar propozimin i cili parashikon zgjedhjen e një himni të ri për vendin në ndeshjet sportive. Deputeti Toby Perkins nga Partia Laburiste opozitare ka propozuar që për Anglinë të zgjedhet një himn i ri kombëtar, ndryshe nga himni zyrtar i Mbretërisë së Bashkuar.

Perkins ka kërkuar që himni i ri të zgjedhet në konsultim me qytetarët. “Anglia është një nga komponentët e Mbretërisë së Bashkuar, por në aktivitetet sportive ajo garon e vetme. Për mendimin tim Anglia ka nevojë për një himn që lartëson atë dhe jo Britaninë”, deklaroi Perkins, raporton “AA”.

Parlamenti do të diskutojë propozimin më 4 mars. Në votimin e sotëm në dhomën e komunave (The House of Commons) e cila është Dhoma e Ulët e parlamentit anglez është pranuar propozimi i Perkins. Gjithashtu deputetët në parlament vendosën që këtë çështje ta diskutojnë në mënyrë të detajuar në një seancë të dytë që do të mbahet më 4 mars.

Nëse në seancën e dytë merret vendim pozitiv atëherë Ministria e Kulturës, Medias dhe Sportit me nismat që do të ndërmarrë në vend do të shqyrtojë mendimet e opinionit publik në lidhje me himnin kombëtarë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: