Anglia ishte skuadra që kishte turin e pushimit në Grupin K eleminator aty ku pjesë e saj është edhe përfaqësuesja jonë kuqezi. Megjithatë “3 Luanët” zbritën në fushën e lojës, teksa zhvilluan një miqësore me përfaqësuesen e Senegalit.

Pas paraqitjes jo bindëse të shtunën, aty ku ekipi i Tuchel fitoi minimalisht vetëm 0-1 ndaj modestëve të Andorrës, edhe mbërmjen e së martës, në miqësoren e zhvilluar ndaj afrikanëve, skuadra angleze tregoi sërishj dobësi, teksa u mund me shifrat 1-3.

Goli i epërisisë erdhi shumë shpejtë për ekipin anglez, me Harry Kane që përfitoi mire Brenda zones një devijim të portierit mik për të shtyrë topin në rrjetë. Megjithatë Senegali do të gjente barazimin në minutën e 40 pas një aksioni të shpejtë nga e djathta, Sarr nuk do të falte përballë Henderson.

Në pjesën e dytë gjermani Tuchel do të hidhte në fushë lojtarë që nuk kanë gjetur shumë hapësira në sfidat e fundit si Madueke, Rogers apo edhe Gibbs White, por Senegal do të ndëshkonte sërish, teksa në minutën e 62 do të sihte Diarra që pas një vertikalizimi të gjatë do të shënjestronte saktë me një diagonal portën e vendasve.

Në kohën shtesë do të vinte edhe goli I 3 për Senegalin me Sabalyn, duke mbyllur përfundimisht ndeshjen me suksesin 1-3. Për Anglinë e Tuchel duket se do të ketë ende shumë punë, për të rikthyer skuadrës të jetë sërish kompetitive 1 vit larg botërorit të SHBA.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: