Duke mundur 4-0 Ukrainën, Anglia siguroi një vend në gjysmëfinalet e Europianit, teksa do të përballet me Danimarkën. Tre Luanët regjistruan disa shifra rekord në sfidën e fundit.

Anglia realizoi 4 gola në një ndeshje me eliminim direkt për herë të parë në një kampionat madhor që nga finalja e Botërorit 1966-ës, e fituar pikërisht nga anglezët 4-2 kundër Gjermanisë.

Harry Kane është lojtari i parë i Tottenham që shënon dy gola në një Europian për Anglinë që nga Teddy Sheringham kundër Holandës në Euro 96.

Raheem Sterling ka dhënë gjashtë asiste për Harry Kane me Anglinë, numri më i madh i asisteve që një lojtar ka dhënë për një lojtar tjetër të Tre Luanëve në shekullin e 21-të.

Anglia është skuadra e parë në historinë e Europianit që shënon tre gola me kokë në një ndeshje të vetme dhe thyen edhe rekordin e gjithë Euro 2020, duke e çuar në 30 gola me kokë. Asnjëherë më parë nuk ishin shënuar kaq shumë.

Ndërsa Jordan Pickford është bërë portieri i parë në një Europian që nuk ka pësuar gol pas pesë ndeshjesh. Me 4 golat e Anglisë, mesatarja e rrjetave në Euro 2020 shkon në 2.81, më shumë se në çdo Evropian. Sa shumë rekorde, të shohim nëse do të vijohet edhe në gjysmëfinale me këto shifra.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb