Përballë ringjalljes së COVID-19, autoritetet britanike njoftuan sot riaktivizimin e tre spitaleve në terren në Angli, të ngritura në pranverë.

“Numri i personave të shtruar në spital me COVID-19 në Angli është tani më i lartë sesa kur u shpall izolimi në fund të marsit. Në rajonet më të prekura, në veriperëndim, shërbimet spitalore që nuk janë drejtpërdrejt përgjegjëse për epideminë po hasin probleme në funksionimin e tyre”, shpjeguan zyrtarët shëndetësorë në një konferencë për shtyp.

“Për të ndihmuar sistemin shëndetësor të përballojë situatën e krijuar, tre nga spitalet e mëdha në terren, të ngritura gjatë katastrofës në pranverë do të mobilizohen gjatë javëve të ardhshme”, njoftoi drejtori i Shërbimit Shëndetësor për Anglinë Stephen Powis.

Me më shumë se 42 800 të vdekur dhe gati 604 000 raste pozitive, BM po përballet me një valë të re infektimesh COVID-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb