Anglia e nis mirë Evropianin, duke marrë 3 pikët e para që në start. Ka mjaftuar një gol i Sterling dhe Tre Luanët fitojnë 1-0 ndaj Kroacisë, për të marrë kreun e Grupit D, në pritje të sfidës Skoci-Republika Çeke.

Vendasit e nisën mirë takimin, duke ushtruar presion, teksa në minutën e gjashtë Foden godet shtyllën e portës kroate. Më vonë është portieri mik që pret një gjuajtje nga jashtë zone të anglezëve. Kroacia zbret rrallë, për t’u përmendur vetëm një mundësi e Perisic, që në zonë gjuan keq shumë lart mbi tra.

Anglia edhe në dytën është më kërkuese dhe në 57’ Raheem Sterling shënoi golin e avantazhin. Ylli i City-t mori një asist të bukur nga mesfushori i Leeds, Phillips dhe finalizoi i vetëm përballë portierit kroat.

Pak më pas pati një shqetësim për Kane, i cili është përplasur me shtyllën në tentativën për të shënuar gol, por gjithçka kaloi pa probleme. Trajneri Southgate në 82’ e zëvendëson me Bellingham. Anglezët arrin të mbajë avantazhin deri në fund, teksa Kroacia ishte e pafuqishme për të marrë të paktën një barazim. Fitore me një gol, por me shumë vlera për anglezët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb