VLORË

Ishulli i Sazanit tashmë është i braktisur dhe përveç ndonjë turisti, banorët e vetëm janë anëtarët e ekuipazhit të anijes ushtarake “Butrinti”. Komandanti i saj Erald Haskoçelaj, tregon për “Real Story” në News24 rutinën e kësaj anijeje.

Real Storyy1
Real Storyy1

“Anija Butrinti ofron kushtet për jetesën dhe kryejmë brenda anijes dhe qëndrojmë në gatishmëri për çdo situatë. Butrinti ka qenë dy herë në Mesdhe me një periudhë 6-mujore. Këtu kemi vetëm detyra patrullimi dhe ktu kemi kryer detyra patrullimi në qoftë se ka shkelje të ligjshmërisë detare.
Kur kemi ardhur këtu jemi ankoruar tek pankina. Zakonisht kryejmë patrullime të herëpashershme, gjatë ditës ka aktivitete ditore dhe shërbimi 24 orë brenda anijes”, thotë ai.
Pyetjes nëse do jetonte në ishull ai i përgjigjet se do i pëlqente më shumë ta vizitonte.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb