Një telefonatë me sa duket ishte në gjenezën e zbulimit të kokainës në Portin e Durrësit pasditen e djeshme. Plot 33.5 kg kokainë u zbulua në arkat me banane të Banaking, teksa dyshime ka dhe për kontejnerët e tjerë.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se anija me të cilët janë transportuar kontejnerët me banane ishte nisur para 21 ditësh nga Ekuadori dhe kishte mbërritur prej një jave në port. Ndërkohë që ishte një telefonatë anonime që sinjalizoi policinë shqiptare. Kjo pasi ngarkesa ka kaluar në skaner, por kokaina nuk është evidentuar.

Burimet bënë me dije për gazetaren Klodiana Lala se ka pasur një sinjalizim në rrugë operative (telefonatë) që çoi në zbulimin e drogës. Ndërkohë që janë dhe 30 kontejnerë të tjerë të kompanisë Zico sh.a. me brand “Banaking” që presin në radhë për t’u kontrolluar.

Është e treta herë që kjo kompani me pronar biznesmenin Trifon Murataj bëhet objekt i aktiviteteve të tilla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb