IZRAEL

Anija kozmike “Beresheet” e Izraelit ka dështuar të ulet në Hënë, pasi u shoqërua me disa probleme teknike gjatë fazës së fundit të uljes, duke shuar kështu shpresat e izraelitëve për sukses.

Ulja robotike kishte probleme në motor dhe humbi komunikimin gjatë 21 minutave sa zgjati procesi i uljes. “Bereshet” që nga hebraishtja do të thotë “Fillimi”, udhëtoi nëpër hapësirë për shtatë javë, ndërsa javën e kaluar hyri në gravitetin e Hënës.

Deri tani vetëm tre shtete kanë pasur sukses në këtë mision, ndërsa ato janë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Sovjetik dhe Kina.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb