KONGO

Rreth 150 persona rezultojnë të humbur teksa një barkë me motor u mbyt në një liqen në pjesën lindore të Republikës demokratike të Kongos.

Ngjarja e rëndë ndodhi të hënën në liqenin Kivu dhe deri tani janë gjetur vetëm 4 trupa ndërsa arritën të shpëtohen vetëm 35.

Barka ishte nisur drejt qytetit të Gomas, një qytet me të cilin bënin tregti dhe shumë viktima janë shitës dhe tregtare që udhëtonin me traget.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: