Të paktën 2 persona kanë vdekur pas fundosjes së një anije me emigrantë në detin Egje, që ishte drejtuar në ishullin grek Kos.

Mjeti rreth 6 metra i gjatë është përmbysur rreth 50 metra në brigjet turke të Bodrum.

Rojet bregdetarë kanë arritur të shpëtojnë 17 persona, mes tyre gra dhe fëmijë, por dy prej tyre kanë humbën jetën në spital.

Tre të tjerë kanë arritur të dalin në breg me not.

Autoritetet po vazhdojnë kërkimet për të tjerë të zhdukur.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb