Analisti Fatos Lubonja teksa komentoi situatën brenda PD-së dhe ftesave për bisedime për t’u bashkuar dhe për të dalë me kandidatë të përbashkët për zgjedhjet lokale.

I ftuar në ‘Open’ në ‘News24’, Lubonja pohoi figurativisht se ‘anija’ është batuar keq me këtë maxhorancë, ndërsa sugjeroi që të ruhet demokracia, opozita duhet të dalë në krahun tjetër që të ketë balancim.

“Unë e kam shtruar problemin kështu në parim. Anija në mënyrë figurative me këtë maxhorancë është batuar keqas në një anë, të demokracisë dhe jo vetëm. Anija në këtë rast batohet. Që në balancohet anija, duhet që forcat mundësisht maksimalisht të dalin në krahun tjetër, që është krahu opozitar. ka një pjesë që thotë; rrimë larg ndaj dy palëve. Por kur rri në mes, nuk ndikon. Ndaj them se forcat opozitare të dalin në krahun tjetër. Do dalin të gjithë bashkë me PD? S’jam për këtë tezë. Duhet të jenë të bashkuar për të qenë në atë krah, por jo të thithur nga PD për t’u përdorur, për të marrë ndonjë copë. Edhe forcat që janë forca opozitare, individë opozitarë, por që nuk janë pjesë e PD duhet të futen në të. Këtu është momenti se sa aftësi kanë politikanët tanë, Berisha, Meta, Alibeaj, për të kuptuar këtë problem për të dalë në një krah. Duhet të kuptojnë këtë rrezik dhe të bashkohen në një koalicion, me fraksione.”, tha Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: