PORTO RIKO – Rreth 500 turistë janë evakuuar nga anija “Caribbean Fantasy”, e cila ka marrë flakë në mes të detit, mes Porto Rikos dhe Republikës Domenikane.

Në momentin kur janë konstatuar flakët, anija kroçerë po lundronte pranë brigjeve portorikane dhe për fat të mirë ekipet e shpëtimit mbërritën në kohë, duke shpëtuar të gjithë pasagjerët, të cilët u zbritën në portin San Juan.

Mësohet se 256 persona morën mjekim për shkak të vapës, shokut dhe dehidratimit, ndërsa 10 turistë u dërguan në spital me fraktura të pësuara gjatë evakuimit.

Momentalisht nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit në anijen me turistë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: