Anija Oriku dhe ekuipazhi i saj janë përballur me një fluks të shtuar emigrantësh të paligjshëm gjatë patrullimit në detin Egje. Kështu njofton ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka teksa bën të ditur se në vetëm 3 ditë kanë ndaluar 4 gomone të ndryshme me rreth 140 emigrantë afganë e sirianë në bord, gjysma e të cilëve gra e fëmijë që rrezikojnë jetën në ujërat mes Turqisë e Greqisë.

140 emigrantët, 30 prej të cilëve fëmijë, kanë zbritur shëndoshë e mirë në tokë, të ndihmuar nga efektivi shqiptar me mision në detin Egje në bashkëpunim me rojën bregdetare turke dhe greke. Anija “Oriku” është pjesë e operacionit të NATO-s “Sea Guardian”.

Që prej vitit 2016, kur Shqipëria u bë pjesë e misionit të NATO-s në detin Egje, janë mbi 2 mijë fëmijë, gra e burra të shpëtuar nga ushtarakët shqiptarë të Forcës Detare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: