SHBA- Marina Amerikane pritet të lëshojë një ushtri të “anijeve fantazmë” për të ruajtur brigjet e vendit nga nëndetëset e armikut.

SHBA-ja shpreson t’i japë fund njëherë e mirë kërcënimeve në rritje ndaj vendit, pas vërejtjes së nëndetëseve të huaja kanë hyrë shpesh kohët e fundit në ujërat amerikane.

Marina Amerikane prezantoi anijen e parë të këtij lloji që është 100 metra e gjatë, dhe që zyrtarisht është emëruar “Anija Anti-Nëndetëse Luftarake pa Pilot”, shkruan ‘Gazeta Express’.

Anija pritet të dalë në ujërat e Amerikës më 7 prill. Në të nuk do të jetë asnjë njeri, ajo do të veprojë krejtësisht sipas udhëzimeve me kompjuter.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: