Incidenti në ishullin e gjarpërinjve, i njohur gjithashtu si ishulli Zmini, ku ushtarët ukrainas bërtisnin “ik pir** Rusi” teksa rusët i kërkonin të dorëzoheshin mund të jetë një ide për pulla e re që do të marrë së shpejti Ukraina.

Sipas zëvendësministrit të parë të jashtëm të vendit, Emine Dzheppar, pulla do të quhet “Anija ruse, ik pir***”, që është një skicë e artistit Boris Groh, i cili mori më shumë vota në një sondazh.

Kujtojmë se audio ku dëgjohej një ushtar ukrainas teksa me vetëmohim nuk pranoi të dorëzohej për forcat e armatosura ruse, bëri xhiron e rrjetit, ndërsa Ukraina vlerësoi patriotizmin e ushtarëve të saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb