Një anije tregtare që transportonte produkte ushqimore ka marrë flakë në ujërat e portit strategjik të Adenit në pjesën jugore të Jemenit, tha një zyrtar qeveritar.

Zyrtari lokal tha në kushte anonimiteti se një zjarr përfshiu dhomën e motorit të një anijeje indiane gjatë natës. Shtatë marinarët indianë në bord u shpëtuan nga autoritetet lokale.

Ai konfirmoi se disa nga marinarët u plagosën dhe u transferuan në një spital aty pranë për trajtim në Aden, dhe një skuadër zjarrfikëse u dërgua në vend.

Anija indiane po transportonte lloje të ndryshme të produkteve ushqimore dhe po shkonte për në portin e Berberës në Somali, tha zyrtari, duke shtuar se shkaqet e incidentit nuk dihen ende.

057077d6 F304 44f9 96c3 2947f535bc5e

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb