RUSI – Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Turqisë vijojnë të mbeten të tensionuara, që prej 24 nëntorit, kur forcat ajrore turke rrëzuan një avion luftarak rus, me pretendimin se shkeli kufirin turk.

Një anije luftarake ruse ka qëlluar sot në shenjë paralajmërimi një anije turke peshkimi, e cila i ishte afruar kufirit në detin Egje.

Sipas Ministrisë së Brendshme Ruse, anija turke nuk iu bind paralajmërimeve, duke detyruar Marinën ruse që të qëllonte në drejtim të saj.

“Anija ruse Smetlivy, lundronte 22 kilometra larg ishullit grek Lemno, në veri të detit Egje, ku shmangu shkeljen e kufirit nga një anije peshkimi me flamur turk”- thuhet në deklaratën e ministrisë ruse.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: