Pentagoni ka mohuar një pretendim nga Ministria ruse e Mbrojtjes e cla tha se ka të ngjarë që Shtetet e Bashkuara të përdorin disa nga dronët e tyre të vëzhgimit që fluturojnë mbi Detin e Zi për të ndihmuar Marinën e Ukrainës të sulmojë anijet e saj.

“Në mbrëmjen e 25 shkurtit, gjatë evakuimit të 82 ushtarakëve ukrainas të cilët vullnetarisht hodhën armët nga ishulli Zmeiny [Zmiiny], 16 anije të Marinës ukrainase, duke përdorur ‘taktikat e tufës’, u përpoqën të sulmonin anijet e flotës Detare të Detit të Zi.”, tha në një deklaratë të shtunën zëdhënësi i ministrisë ruse të mbrojtjes, gjeneralmajor Igor Konashenkov. “Gjatë sulmit nga anijet ukrainase mbi zonën e provokimit, mjetet ajrore strategjike amerikane pa pilot RQ-4 “Global Haëk” dhe MQ-9A “Reaper” ishin sipër”.

“Ka shumë të ngjarë që të ishin UAV-të amerikane që drejtuan anijet ukrainase drejt anijeve të Flotës ruse të Detit të Zi,” tha Konashenkov.

Sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby i mohoi këto pretendime:

“Pretendimet ruse se Shtetet e Bashkuara ishin përfshirë në çfarëdo mënyre në operacionet detare të Ukrainës pranë ishullit Zmiiny janë të rreme. Ne nuk kemi ofruar ISR apo ndonjë mbështetje tjetër. Shikojeni këtë vetëm si një gënjeshtër më shumë nga Ministria Ruse e Mbrojtjes”, tha ai për CNN.
Konashenkov tha gjithashtu se gjashtë varka të marinës ukrainase u shkatërruan, por asnjë nga 82 ushtarakët ukrainas nga ishulli, i njohur gjithashtu si Ishulli i Gjarpërinjve, nuk u plagos.

Të 13 ushtarët ukrainas u vranë në një bombardim rus në ishull të enjten, tha Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Sipas një shkëmbimi audio, të shpërndarë gjerësisht, ndërsa rusët iu afruan ishullit, oficeri rus tha: “Kjo është një anije ushtarake lufte. Kjo është një anije ushtarake lufte ruse. Unë ju sugjeroj të lini armët dhe të dorëzoheni për të shmangur gjakderdhjen dhe viktimat e panevojshme. Përndryshe do të bombardoheni”.

Një ushtar ukrainas u përgjigj: “Anije luftarake ruse, shko q**”.

Këto ishin fjalët e fundit të dëgjuara nga ishulli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb