Anije italiane dhe turke u përfshinë në një operacion kërkim-shpëtimi pasi një helikopter ushtarak kanadez u zhduk në detin Jon, tha sot Ministria turke e Mbrojtjes.

“Fregata jonë ‘TCG Salihreis’ dhe ajo italiane ‘FASAN’ filloi një operacion kërkim-shpëtimi për helikopterin e rrëzuar dhe ekuipazhin e tij”, tha kjo ministri në Twitter.

Ministria italiane e Mbrojtjes nuk iu përgjigj kërkesës për komente.

Një helikopter i forcave kanadeze, i angazhuar në një operacion mbikëqyrjeje të NATO-s, me gjashtë persona në bord, u zhduk në ujërat ndërkombëtare mes Greqisë dhe Italisë.

“Konfirmoj se ka pasur një aksident ku është përfshirë një helikopter që vinte nga një anije që ishte nën komandën e NATO-s”, deklaroi kolonelja, Juanita Chang, e cituar në një komunikatë të Aleancës Atlantike.

“Forcat e Armatosura Kanadeze (FAC) kanë shpjeguar se kontakti me helikopterin, një ‘CH-148 Cyclone’, i vendosur në bordin e fregatë ‘NCSM Fredericton’, kishte humbur ndërkohë që ai merrte pjesë në manovrat me anëtarët aleatë pranë Greqisë”, në një mesazh në Facebook dhe Twitter.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb