Trupat ruse në Detin e Zi janë bërë shënjestër e sulmeve me dron.

Zyrtarët rusë thanë se sulmi filloi në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe përfshiu nëntë ajrorë dhe shtatë dronë detarë.

Sipas burimeve paraprake, raportohet se të paktën një anije luftarake është dëmtuar.

Rusia akuzon Ukrainën për kryerjen e një sulmi me dron në selinë e flotës së saj të Detit të Zi, ndërkohë nga ana tjetër Ukraina mohon që të ketë “dorë” në këtë sulm.

Rusia tha se anijet e saj që ishin shënjestër e sulmeve në portin Sevastopol të Krimesë ishin të përfshira në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga OKB për të lejuar eksportin e grurit ukrainas.

“Duhet theksuar se anijet e Flotës së Detit të Zi që u sulmuan nga terroristët janë të përfshira në sigurimin e “korridorit të grurit” si pjesë e një nisme ndërkombëtare për eksportimin e produkteve bujqësore nga portet e Ukrainës”, tha Ministria e Mbrojtjes e Moskës nje deklarate.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: