PRISHTINE– Anita Haradinaj, gruaja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar në lidhje me raportimin se bashkëshortit të tij dhe asaj iu është refuzuar viza amerikane.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Haradinaj ka akuzuar mediat duke ju thënë se janë bërë si mediat serbe.

“Qy qy Kryeministrit me dy pasaporta me iu refuzu visa, kur po doni po thoni Ti lehte e ke për viza, kur po doni po thoni iu refuzu, bravo bre si Tanjugu jeni bo hajde gazetari hajde”, ka shkruar Anita Haradinaj.

Gjatë ditës së djeshme është publikuar lajmi se kryeministrit Haradinaj i është refuzuar viza amerikane. Mirëpo ai ka mohuar këtë duke thënë se është në pritje.

“Më 24 mars ‘98 kemi pasur momente jete apo vdekje. Kështu ka vazhduar deri më 24 mars ‘99, kur Amerika dhe NATO na dolen në ndihmë. Kurrë nuk do ta harroj. Momente të vështira pritje deri më 24 mars ‘99. Pres edhe për vizë deri kur të ma japin”, ka shkruar Haradinaj.

Insajderi të mërkurën e kaluar ka publikuar hulumtimin për pushimet e kryeministrit Haradinaj në një ndër vendet më të shtrenjta në botë, Sant Moritz, të Zvicrës.

Pushimet familjare të Haradinajt kanë zgjatur nëntë ditë. Suita “Czar” prej 160 metrash katror, në kohën e ndërrimit të viteve ka arritur çmimin mbi 5 mijë franga për një natë.

Një darkë natën e vitit të ri në këtë holet ka kushtuar një mijë e 50 franga. Nuk dihet saktësisht se sa ka paguar Haradinaj, por bazuar në çmimet publike të hotelit, del se pushimet e kryeministrit mund të kenë kushtuar mbi 80 mijë franga.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: