TIRANE – Anjeza Maja është një ndër moderatoret më të bukura të ekranit shqiptar. Prej vitesh në televizion, Anjeza ka arritur ta mbajë fansat e lidhur pas vetes. Anjeza është e bukur, e zonja, por edhe me një trup shumë të bukur dhe me linja perfekte. Ushtrohet rregullisht në palestër dhe së shpejti do të hapë një biznes të sajin.

Këto janë disa nga temat kryesore për të cilat ka folur Anjeza në një intervistë për Revistën Ëho. Si gjithmonë dashuria, partneri, kanë shumë interes për fansat e Anjezës.

Moderatorja ka treguar se për momentin nuk ka dikë në krah, por si çdo vajzë ëndërron të ketë një person që e plotëson atë. “Dua të kem dikë, atë dikë-në që duan të gjitha vajzat. Të më dojë për atë që ai gjen tek unë, por nuk është aspak e lehtë.

Kur isha më e re mendoja se vitet nuk ikin dhe se mundësitë do të ishin më kuti prej ari, por nuk është gjithmonë kështu. Jeta është. Tani, shpresoj që ky fati im mos të vonojë shumë. Nuk kam humor për pasiguri, por rëndësi ka që jam gjithmonë shumë aktive, me punën dhe miqtë. Jam gati të hap një kapitull të ri”,-është shprehur Anjeza.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: