TIRANE

Sa herë që ka performuar në kompeticione artistike brenda apo jashtë vendit Anjeza Shahinit sigurisht që është duartrokitur gjatë dhe mirëpritur nga publiku. Por, jeta artistike e këngëtares duket se është zhvendosur në një plan tjetër, për sa kohë që ajo vitet e fundit ka fituar dy statuse të reja: atë të bashkëshortes dhe atë të nënës.

Kështu, pas martesës me diplomatin anglez Paul Edward Conolly në shtatorin e vitit 2015-të në një ceremoni private në Toskana, artistja e njohur u zhvendosur për të jetuar në Angli.

Me vitet erdhi edhe fryti i tyre i dashurisë, e vogla Victoria, e cili lindi në marsin e këtij viti. Kështu ndryshimet në planin personal, duket se kanë qenë më të mëdha dhe më të shpejta se ato në planin profesional.

Vetëm dy ditë më parë ajo u shpreh në Instagram përmes një postimi duke ndarë një video nga dalja e saj e fundit në një skenë shqiptare dhe komentin se ishte e lumtur që konkurrimet në festivale i kishte mbyllur me këngë dhe plot energji dhe ngjyra.

Mjaftoi kaq dhe fansat dhe portalet hamendësuan për një largim të mundshëm të sajin nga muzika. Por, vetëm sot Anjeza ka ndjerë detyrimin për t’i sqaruar të gjithë përmes një postimi ku thotë: “Hey të dashtun, si shpeshherë pasi postoj diçka, më duhet ta pasoj me një postim sqarimi. Në postin tim të mëparshëm shkrova që: “E kam mbyllur me festivalet”. Nuk mendova se ishte një surprizë pasi më duket e natyrshme që një artist të kalojë faza të ndryshme të zhvillimit të tij artistik. Unë sigurisht do vazhdoj të këndojë. Dashtë Zoti na e bën mbarë…”.

Dhe vetëm pak minuta më parë ajo bëri një sqarim tjetër duke shtuar: “Ah sorry vetë – korrigjohem. Konkurrimet doja të thoja, se festivalet jo domosdoshmërisht janë konkurruese. Ika tani, nuk po ju mërzis më. Me kismet shihemi nga fundjava”.- ka shkruar këngëtarja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb