Një palë atlete basketbolli, të veshura dhe me autografin e Michael Jordan, u shitën në ankand për një rekord prej 560 000 dollarë, tha shtëpia e ankandeve ”Sotheby’s”.

”Ato janë një palë atlete ‘Nike’ dhe gjendja e tyre është e mirë”, shtoi ”Sotheby’s”.

Ofertat për atletet e Jordan, me numër 47, filluan më shumë se një javë më parë në Nju Jork dhe identiteti i blerësit nuk është bërë ende i ditur.

Çmimi përfundimtar i shitjes ishte gati katër herë më i lartë se vlerësimi fillestar i ”Sotheby’s”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb