Një pëllumb udhëtar i rritur në Belgjikë është shitur në ankand për një shifër rekord prej 1,6 milion euro. Bëhet fjalë për New Kim një femër dy vjeç, që kishte një çmim fillestar prej vetëm 200 euro. Lajmin e bën me dije Bbc.

Kurt Van de Wouwer, një pjesëtar i familjes që kishte shpendin në pronësi ka thënë se ishte ‘shokuar’ nga çmimi i paguar për pëllumbin.
New Kim ka shkuar tek një blerës anonim në Kinë, ku garat e shpejtësisë së pëllumbave janë shumë popullore. New Kim ka fituar një seri garash në 2018.

Pëllumbi aktualisht është në ‘pension’, por do të përdoret për riprodhim. Rekordin e mëparshëm e mbante Armando, një pëllumb i shitur vitin e kaluar për 1.25 milion euro.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb