Një pikturë e piktores meksikane Frida Kahlo, “Diego y Yo”, është shitur në ankand nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s në Nju Jork, për një rekord prej 34.9 milionë dollarë (rreth 30.8 milionë euro): raporton BBC.

Kjo është shuma më e lartë e paguar ndonjëherë në ankand për një vepër të një artisti të Amerikës së Jugut.

Rekordi i mëparshëm u vendos me shitjen e një pikture nga Diego Rivera – ish-bashkëshorti i Kahlo – për 9.76 milionë dollarë në 2018.

Vepra ‘Diego y Yo’, një nga autoportretet e tij të fundit, përshkruan një Kahlo duke qarë me fytyrën e Rivera-s të pikturuar në ballin e saj.
Sipas New York Times, ajo u ble nga themeluesi i një muzeu në Argjentinë, Eduardo F. Cosantini. Piktura u hodh në ankand në vitin 1990 për 1.4 milion dollarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb