Xhandarmëria turke të shtunën në kryeqytetin Ankara arrestoi një operativ të lartë të FETO-s, grupi që qëndron pas grushtit të dështuar të shtetit të vitit 2016 në Turqi.

I identifikuar me inicialet A.Y., ish-mësuesi ishte në kërkim me urdhër arresti për katër vjet për “themelim dhe anëtarësim në një organizatë terroriste të armatosur”, sipas deklaratës së forcave të sigurisë.

A.Y. u shkarkua nga profesioni i tij si mësues në vitin 2016.

FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan tentativën për grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016, në të cilën 251 persona ranë dëshmorë dhe rreth 2.200 u plagosën.

Ankaraja akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb