Një libër 800-vjeçar, i shkruar në hebraisht, u sekuestrua në juglindje të Turqisë, njoftuan autoritetet ligjzbatuese.

“Ekipet antikontrabandë të xhandarmërisë turke kapën katër persona në flagrancë duke u përpjekur të shesin librin mesjetar”, thuhet në njoftimin e prefekturës së Diyarbakirit.

”I stolisur me ilustrime fetare, libri ka 22 faqe prej lëkure. Libri mesjetar është vënë nën mbrojtjen e shtetit’’, thuhet më tej në njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb