Turqia liroi sot 18 ushtarë të regjimit sirian, të cilët ishin kapur në veri-lindje të Sirisë, theksoi Ministria turke e Mbrotjes.

“Tetëmbëdhjetë elementë të regjimit, të kapur në juglindje të Ras al-Aïn më 29 tetor janë lënë të lirë në përfundim të një koordinimi me autoritetet e Federatës së Rusisë”, theksoi Ministria turke në Twitter.

Ankaraja kishte theksuar më herët se diskutimet me Moskën po vazhdonin për të mundësuar lirimin e 18 ushtarëve të regjimit sirian.

Turqia filloi një ofensivë më 9 tetor kundër milicisë kurde të Njësive për Mrojtjen e Popullit, q ëajo e cilëson terroriste, por që mbështetet nga vendet perëndimore në kuadër të luftës kundër Shtetit Islamik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb