Ankaraja dënon ashpër sulmin ndaj Kuranit dhe flamurit turk në Danimarkë, citoi Ministria e Jashtme turke.

“Ne dënojmë me termat më të ashpër sulmin e urryer ndaj Kuranit të Shenjtë dhe flamurit tonë të lavdishëm në Danimarkë. Ne nuk pajtohemi në asnjë mënyrë që ky akt i urryer krimi i urrejtjes u lejua në emër të lirisë së shprehjes së mendimeve,” thuhet në deklaratë.

Publikimi thekson gjithashtu se ky akt, i kryer në muajin e Ramazanit, dëshmoi edhe një herë se islamofobia, diskriminimi dhe ksenofobia kanë arritur nivele alarmante në Evropë dhe se nuk janë nxjerrë mësime nga e kaluara.

Ministria e Jashtme turke u bëri thirrje gjithashtu autoriteteve daneze që “të marrin masat e nevojshme kundër autorëve të këtij krimi të urrejtjes dhe masat konkrete për të parandaluar provokime të tilla”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb