ANKARA- Turqia i bëri sot thirrje Rusisë për qetësi, në një situate me tensione të  larta midis të dy vendeve, pas rrëzimit të një avioni sulmues rus nga ana e aviacionit turk pranë kufirit sirian, duke cituar se durimi i saj ka kufi.

“I bëjmë thirrje Rusisë, e cila përfaqëson një nga partnerët tanë më të rëndësishëm në planin e tregtisë, për qetësi, por shprehemi gjithashtu se edhe durimi ka një kufi”, deklaroi ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu në stacionin televiziv turk NTV.

“Nëse ne nuk kemi ndërmarrë sulme pas asaj që ju (Rusia) keni kryer, nuk është se ne i trembemi reagimeve tuaja apo se ne përjetojnë ndjesinë më të vogël të fajit”, vijoi ai.

Turqia dhe Rusia po kalojnë krizën më të rëndë diplomatike që prej Luftës së Ftohtë, pas rrëzimit të një avioni ushtarak rus, më 24 nëntor, nga ushtria turke.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb